Maqedoni

Sot 20 viktima dhe 487 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.491 teste, ndërsa janë regjistruar 487 raste të reja me coronavirus.

Më shumë raste të reja ka në Shkup – 230, Kumanovë – 50, Shtip – 28, Prilep – 25, Koçan – 20, Veles – 18.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 1.487 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSh njoftojnë se janë regjistruar edhe 20 viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 198.156, numri i pacientëve të shëruar është 185.459, numri i të vdekurve është 6.998, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.699.