Maqedoni

Bekim Sali: Visari 4 vite pauzoi, 1 javë punoi në Çair

Në debatin e sotëm në Alsat M, kandidati i opozitës për Çairin Bekim Sali përkujtoi se Visar Ganiu për 4 vitet mandat është marrë me interesa të ngushta të klaneve të partisë, ndërsa vetëm javën e fundit para zgjedhjeve është angazhuar gjoja për të mirën e banorëve.

“Kryetari aktual 4 vjet ka pauzur dhe 1 javë para zgjedhjeve ka punuar. Kjo dëshmon se edhe në zgjedhjet e ardhshme 4 vite do të pauzojë dhe do të merret me interesat e ngushta klanore, ndërsa 1 javë para zgjedhjeve gjoja do të punojë. Ne u kemi premtuar qytetarëve se nuk do të jemi udhëheqësi e politizuar që të punojmë në shërbim të ndonjë grupi të caktuar, por do të jemi në shërbim të banorëve të Çairit. Për 4 vjet do të kemi angazhim të përditshëm në të mirën e qytetarëve”, theksoi Bekim Sali.

Bekim Sali tha se këtë e dëshmojnë edhe rrugët e shkatërruara të Çairit, mungesa e infrastrukturës e kështu me radhë.