Sela: Aleanca për Shqiptarët dhe AAA fitoi në Dibër dhe Gostivar, në 5 komuna tjera në balotazh
Lideri i partisë Aleanca për Shqiptarët dhe Ziadin Sela tha se partia që ai e udhëheq së bashku me Alternativën kanë fituar në rrethin e parë në Gostivar dhe Dibër , njofton Portalb.mk.
“Në pesë komuna tjera, në Vrapçisht, në Strugë, Bogovinë, Tearcë dhe Çair shkojmë në balotazh. Në Tetovë ende nuk e dimë” tha shkurt Sela.