Maqedoni

MPB: Janë regjistruar disa parregullsi zgjedhore në rajonin e Strugës, Manastirit dhe Tetovës

Kryetari i këshillit zgjedhor nga f. Oktinsi, rajoni i Strugës në SPB Ohër, rreth orës 14:10 ka denoncuar se në vendvotimin nr. 1884 në f. Oktinsi, të Strugës, K.S. (67) nga f. Oktinsi e ka grisur dhe e ka hedhur fletëvotimin, kumtuan nga MPB dhe shtuan se ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Njëherit, sot në orën 14:40 minuta, në SPB Manastir K.N. anëtar i këshillit zgjedhor 1446 në f. Mazhuçishte ka denoncuar se A.S. e ka fotografuar fletëvotimin. Gjithashtu edhe për këtë lëndë nga MPB informojnë se ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

“Më 17.10.2021 në orën 14:30 nëpunësit policor të SPB-së Tetovë – Reparti për Punë të Brendshme Tetovë e arrestoi N.S.(62) nga f. Reçan e Gostivarit, për shkak të dyshimit për pjesëmarrje në një rrahje të ndërsjellë me një person tjetër në Reçan të Gostivarit, e cila ka ndodhur në oborrin para SH.F. “Liria”, ku ka qenë i vendosur vendvotimi 528. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kumtuan nga MPB.

Nëpunësit policor të SPB-së Tetovë – Reparti për Punë të Brendshme Gostivar sot më (17 tetor) rreth orës 14:30 e privuan nga liria 36 vjeçarin Z.A. nga Gostivari, i cili dyshohet se në vendvotimin numër 423, në Gostivar, me celular e ka fotografuar fletëvotimin. Ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet padi adekuate.