KSHZ: Dalja në votime deri në orën 15:00 është 32.5%
Mbi 32 për qind e qytetarëve kanë dalë për të votuar deri në orën 15:00, tregojnë të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Informacionet në ueb-faqen e KSHZ-së, tregojnë se deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 364 mijë qytetarë ose 32.5 për qind.