Gjobiten 19 shoferë në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se po vazhdohet me aksionin e përforcuar në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 19 gjoba, prej të cilave tre janë për vozitje pa leje, një për kalim në të keqe, një për shofer fillimtar dhe tre për mosreregjistrim”, thonë nga SPB Shkup.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.