Grubi: Kërçova është fitorja më e madhe e Marrëveshjes së Ohrit dhe e luftës së vitit 2001
Kërçova është fitorja më e madhe e Marrëveshjes së Ohrit dhe e luftës së vitit 2001 dhe Kërçova për asnjë çmim nuk guxon të rrezikohet prandaj të gjithë jemi bërë tok dhe bashkë në përkrahje të Fatmir Deharit, në përkrahje të numrit 3. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të BDI-së në Kërçovë ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Fatmir Dehari dhe lista e këshilltarëve, informon GAZETA.MK
“Në Kërçovë me neve mund të rijnë të gjithë, edhe Aleanca, edhe Alternativa, edhe Besa të gjithë janë me Ali Ahmetin dhe me Fatmir Deharin në këto zgjedhje dhe kështu duhet të jetë sepse Kërçova është fitorja më e madhe e Marrëveshjes së Ohrit e luftës së vitit 2001 dhe Kërçova për asnjë çmim nuk guxon të rrezikohet prandaj të gjithë janë bërë tok dhe bashkë në përkrahje të Fatmir Deharit, në përkrahje të numrit 3,” ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Grubi.