Maqedoni

Qendra sportive e Tetovës e lënë pasdore! (Video)

Sot Qendra e dikurshme sportive, eshte e shkaterruar, copezuar, betonizuar dhe e lene pasdore me ferra ku femijet me nuk kan mundesine te luajne si dikur kur luanim ne, deklaroi Fisnik Shabani nga iniaciative “Më Mirë për Tetovën”. “Ne e konsiderojme si tendencioze shkretimin e hapesirave te gjelbra publike, posacerisht qendres sportive, ku ka dyshime serioze per dallavere te Komunes me mafian urbane qe eventualisht te behet hapesire ndertimi”, deklaroi Shabani.
Ai rikujtoi se Tetova sot ka nje park te vogel qyteti vetem me 8,500 m2, ndersa Strumica ka parkun e qytetit me 82,000 m2, Manastiri me 96,000 m2 dhe Shkupi 670,000 m2. T’ja kthejme Tetoves qendren sportive. “Ta bejme Tetoven qytet per te jetu dhe jo per te mbijetu”, theksoi Shabani.