Pasi i vendosi barrikadë “kryeministrit Naser Zyberi”, Ahmeti premton “barrikadë” edhe për presidentin shqiptar!
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, Ali Ahmeti i vendosi “barrikadë” kryeministrit të parë shqiptar, Naser Zyberi. Edhe pse nga Likova deri në Strugë Ahmeti premtoi “kryeministrin e parë shqiptar” Naser Zyberi, pasi kaloi zgjedhjet Ahmeti votoi kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.
Tani para simpatizantëve në Çair Ahmeti paralajmëroi se barrikada e ardhshme është kryetari i shtetit shqiptar.
“Për herë të parë në historinë e këtij vendi hyjmë me kryeminstrin shqiptar në zgjedhjet që do të mbahen pas tre vitesh. Po 100 ditë, por ama me të thanë të drejtën unë nuk mund të rri pa thyer edhe ndonjë barrikadë. Po thyhen barrikada, siç u thyen barrikadë pas barrikade, murë pas muri. Barrikada e rradhës, kryetarin e shtetit”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Edhe pse mediumet njoftuan se Ali Ahmeti kerkoi sonte premtoi kryyetarin e shtetit shqiptar, sipas fjalorit drejtshkrimor të gjuhës shqipe “barrikada” është “pengesë”.
Më mirë Dëgjojeni videon më poshtë, ndoshta e kuptoni se çka deshti të thotë Ahmeti në Çair.