Izet Mexhiti sonte foli si me qen kopje e Artan Grubit
Shkruan: Vullnet Fazliu
Shumë kemi shpresuar ne disa ish anëtarë të BDI-së se Izet Mexhiti do të jetë reformator i partisë. Kur e filloi betejën kundër Artan Grubit dhe Bujar Osmanit menduam se do të dalë fitimtar dhe do ta marë partinë në dorë. Por sonte na deshperoi të gjithëve. Sonte tregoi se në vend se ta reformojë partinë, ai është bë njësoj si Artan Grubi. Po e përserisnedhe një herë: Prej sonte Ai për neve është i njëjtë si Artan Grubi.
Sonte Izet Mexhiti u gjunjëzua edhe zyrtarisht para Artan Grubit dhe tregoi se e ka humjur luftën kundër tij dhe Bujar Osmanit.
Të flasësh me nënçmim kundër një kandidati si Bekim Sali, mund ti ketë hije Artan Grubit, por nuk i ka hije Izet Mexhitit, atij Izetit që ne e kemi njohur dhe e kemi përkrahur.
Ani pse nuk janë të një partie, por Bekim Sali është kandidat që gëzon respekt në krejt Çairin dhe deri sot num ka ofenduar asnjë kundërshtar politik. E kuptoj rivalitetin politik, po njeriut të aftë si Bekimi duhet dhënë dorën.
Menjëherë sa foli kundër miqve të tij, kundër “De Kokës”, u thash shokëve se Izeti qenka dorëzuar. U thash se e paska humbur luftën me Grubin. Na erdhi keq të gjithëve kur e dëgjuam duke folur ashtu. Çka deshti të thotë ia kemi ruajtur biznesin “De Kokës”. Vetëm grupet kriminale flasin ashtu, demek ne vendosim cilin biznes e ruajmë, e cilin nuk e ruajmë. Politikanëve dhe partive politike nuk u ka hije të flasin ashtu. Nëse mendon se me këtë fjalor i ndihmon Visar Ganiut, e ka gabim sepse veq e dëmton më shumë. Çairi ka treguar qartë se nuk e don Artan Grubin dhe politikanët që e kopjojnë atë, siç e kopjoi sonte Izet Mexhiti.