Maqedoni

ASH-AAA: Rreshjet e shiut vërtetuan dështimin e BDI-së

Rreshjet e shiut që kapluan ditët e fundit edhe një herë vërtetuan dështimin e BDI-së, është vlerësimi i Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Partitë opozitare theksojnë se edhe pas kaq shumë viteve qeverisje, shumica e komunave ku udhëheqin kryetarët e BDI-së, nuk i ngjajnë vendeve normale për të jetuar, për shkak se janë lënë pas dore në çdo drejtim.

“Të jesh në vitin 2021 dhe ende të flasësh për probleme esenciale, për rrugë të shkatërruara që kryetarëve të BDI-së nuk ju kanë mjaftuar gjithë këto vite qeverisje për ti rregulluar, flet shumë për nivelin e udhëheqësisë së BDI-së, dhe mbi të gjitha është turp dhe mjerim”, thekson koalicioni. /SHENJA/