Maqedoni

Po se përkrahe vëllaun, e ke përkrahur armikun

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Po ia ktheve shpinën vëllait tënd dhe mbështete një të huaj, një dyftyrësh dhe një zagar dihet mirëfilli se do të mallkoj gjaku brez pas brezi. Eh, sa do të mallkojë Zoti që nga ajo ditë që ia ktheve shpinën vëllait tënd që gjithëçka bëri për ty dhe ti ecje me kokën lart, sepse askush nuk guxonte të shikonte me sy të keq e lere më ta ngjes për fyty për ta nxjerrur gushën.

E mbanë mend dhe besoj se deri në vdekje nuk do të harrosh se sa herë të ndodhi kur të kapën për fyti kush ishte ai i cili të rrinte pranë dhe ti shpëtoje pa të shëruar me kripë e qepë. Të gjitha këto një ditë i harrove. E harrove edhe ate më të rëndën kur të futën në vrimën e miut. Atëherë kur brohorisnin nga gëzimi dhe bënin dasëm në kafeane në sheshin e fshatit e vëllai i gjakut tënd ballafaqohej me të gjithë, bile edhe krijoi armiqësi mu për ty.

Ate që nuk e besoi askush me veprimin tënd që bëre duke vepruar me ca zagarë për intereset tua e shite vëllain tënd të gjakut dhe të familjes, por po habitem unë, por habiten të gjithë. Kur ti e bëre një gjë të këtillë ndaj këtij personi të gjakut tënd që gjithnjë të mbrojti. Mos vallë pas këtij rasti do të besojë dikush ty ata që të kanë më larg në aspektin familjarë. Jo, jo i nderuar askush më nuk të beson.Nuk të besojnë edhe ata që të kanë mbetur shumë pak dhe të mbajnë pranë vetes, sepse edhe pak kanë nevojë për ty, sepse je nën hipotekën e tyre.

Për ty më gjithëçka ka përfunduar, sepse ti je me vulë në ballë edhe ate për vepër të shëmtuar. Nga do që të kalosh rrugës do ta ta drejtojnë njerëzit gishtin ja ky është ai… E tani më në fund e vulose edhe më shumë pabesinë tënde kur ia ktheve shpinën vëllait tënd që gjithëçka bëri për ty. Më vjenë keq, por edhe nuk më vjenë keq që sot ke mbetur si një qenë i zgjebosur që po ecë rrugëve të fshatit dhe të gjithë po e përzënë nga rrugët dhe rrugicat. Po e përzënë edhe fëmijët e vegjël.

Pra, për të tillë që e shesin njeriun e vet për një të huaj nuk ka vend askund. Ehe dyert për te janë të mbyllura. Eh, sa keq është kur ia sjellë vetes këtë gjendje. Të mbyllen dyertë dhe të mbetesh si ky qeni i zgjebosur ( i zhugaftë)që po sillet herë në atë derë e herë në të tjetrën, por të gjithë po dëbojnë nga rrugicat dhe rrugët e fshatit dhe nuk po e lënë të futet brenda edhe në opborre të shtëpive.

Edhe ca ditë do të përzënë edhe këta ca zagarë që të ndanë nga vëllai yt. Ata e bënë për intreset e tyre, por ti si u mashtrove të e shitësh për një zagarë vëllain tënd të gjakut. Kësaj i thonë. E lype dhe e gjete. Një ditë do kërkosh të kthehesh në folenë e aty djalit të gjakut tënd, por do të jetë shumë vonë. Do të pendohesh aq shumë, por do të jetë shumë vonë. Për ty më gjithëçka do të jetë vonë.