Maqedoni

Dy persona deshën ta rrahin Maksim Dimitrievskin

Kandidati për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka raportuar mbrëmë në polici se dy persona e kanë kërcënuar dhe kanë tentuar ta sulmojnë. Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet:

“Më 05.10.2021 në 21.33 në SPB Kumanovë, M.D., një kandidat për kryetar të komunës së Kumanovës raportoi se, gjatë takimit me qytetarë në Konjarë e Poshtme, në terrenin sportiv D. N. dhe Z.P. e kanë ofenduar dhe kërcënuar, pas së cilës kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht. Punohet në zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministria e Brendshme. FLAKA