Kosovë

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, është i mundur arresti shtëpiak për ish-krerët e UÇK-së

Njohësit e punës së Gjykatës Speciale thonë se tani është i mundur që Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të gjykohen nga arresti shtëpiak.

Ish-liderët e UÇK-së që po mbahen nën arrest në Hagë vazhdimisht kanë kërkuar që të gjykohen duke qenë në arresti shtëpiak.

Një gjë e tillë është kundërshtuar vazhdimisht nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Giu.