Maqedoni

Britania jep donacion në vlerë prej 230 mijë funteve për Armatën e RMV-së

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Gallouej sot ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në kazermën e Shkupit “Gjorçe Petrov” ia dorëzoi donacionin britanik nga sistemet për bujtje, të dedikuara për pjesëtarët e Grupit të lehtë të këmbësorëve dhe për forcat speciale, në vlerë prej 230mijë funtë, pajisje e marrë përmes NATO Agjencisë për Furnizime Publike.

Donacioni, i dedikuar për njësitin për operacione të NATO-s ku hyjnë Grupi i batalionit të këmbësorisë së lehtë dhe njësitet speciale, përbëhet nga rreth 4.000 pjesë (3.963), dy lloje të thasëve për fjetje një për tre senzorëve, të tjera verore me rrjet për mbrojtje nga mushkonjat, shtresa më të gjata për fjetje, tenda të vogla – vëzhgues për snajperistë, tenda të tuneleve për njësinë speciale, shufra mbështetëse rezervë.

Sipas ministres Sheqerinska, kjo ngjarje tregon se kur keni plan dhe e zbatoni dhe keni aleatë, mundeni plotësisht dhe shpejtë t’i realizoni të gjitha hapat. Theksoi se si Armatë, si MM dhe si Qeveri kanë bërë gjithçka që çdo ditë të reformohet, të transformohet dhe të pajiset armata jonë, tu përgjigjet nevojave të qytetarëve tanë, të sigurisë së tyre, por edhe që t’i ngjajë Armatës së një vendi të NATO-s.

“Pikërisht për shkak të kësaj gjatë periudhës së kaluar fokusi ynë edhe në kuptim të personelit edhe në kuptim të kushteve për punë dhe pajisjes, e vendosëm në Grupin e batalionit të këmbësorëve së lehtë në Shtip dhe kjo sot do të jetë plus për pajisjen e tyre”, deklaroi Sheqerinska.

Ajo kujtoi se gjatë periudhës së kaluar përveç se janë siguruar të ardhura më të larta dhe strukturë të re të Armatës së RMV-së, janë siguruar edhe të ardhura plotësuese për të gjithë pjesëtarët e Grupit të lehtë të batalionit të këmbësorëve në Shtip. Prej tyre kërkojmë rezultate më të mira, theksoi ministrja Sheqerinska, duhet shteti më shumë t’iu ofrojë.

Sheqerinska paralajmëroi se për këtë grup do të dedikohen edhe vetura më bashkëkohore blinduese dhe theksoi se janë siguruar edhe uniforma të plota, pajisje sportive, sisteme XHPS dhe pajisje plotësuese, si pjesë e pajisjes që i përket këtij grupi.

Ndihma nga Mbretëria e Bashkuar në kuptim të reformave tona të armatës dhe të mbrojtjes, potencoi Sheqerinska, është shumë e rëndësishme dhe ajo mbështetje vazhdoi edhe me investim të madh në trajnimin e njerëzve tanë në nivele të ndryshme.

“Aleanca sjell rezultate, veçanërisht për shtet si RMV. Të kesh aleatë si Mbretëria e Bashkuar me të vërtetë është argument plus, fuqi plotësuese, energji dhe mundësi që të zhvillojmë forca të cilat do të jenë forca të vërteta të NATO-s”, deklaroi ministrja Sheqerinska.

Ajo informoi se përfaqësues të strukturave ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar e kanë vizituar dhe poligonin e armatës Krivollak dhe e ndjekim vizionin tonë, siç tha, për plan më ambicioz për këtë poligon.