Maqedoni

Maqedoni: 8.200 nxënës do të përfshihen në skriningun e ardhshëm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot bëri të ditur se në periudhën e ardhshme do të testohen edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Ai tha se kjo do të bëhet në pajtim me prindërit e nxënësve, ndërsa pritet të marrin pjesë 8200 fëmijë.

“Sipas metodologjisë që po punojmë, në periudhën e ardhshme do të testohen nxënësit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Së bashku me ministrinë e Arsimit do të kërkojmë leje nga prindërit. E gjitha kjo bëhet për të pasur një pasqyrë të situatës nëpër shkolla. Nxënësit do të zgjidhen rastësisht. I gjithë procesi do të përfundojë më së voni deri javën tjetër, me të cilën do të dalim edhe me rezultatet”, u shpreh Filipçe.