Maqedoni

Ilire Dauti: Në konventën e pamë Argjentin duke qarë, por më thuani kush mbeti pa qarë këto 20 vite?!

Deputetja e opozitës shqiptare, Ilir Dauti nga Bërvenica, deklaroi se banorët e Bërvenicës duhet të flasin me të gjithë at që i njohin, madje edhe me ata që janë më skeptik me qëllim që në zgjedhjet e 17 tetorit të fitojë opozita shqiptare, përcjell in7

“Duhet të ju thoni se kjo nuk është vetëm për Argjentinë, por parase gjithash është që ju pas 17 tetorit ndërgjegjen tuaj ta keni të pastër.

Ju keni edhe një arsye tjetër për të biseduar më çdo këndë. E keni bartësin e listës, ish nxënësin tim Ademin. Ai është një i ri ambicioz, pikërisht si ata të ri që ne mendojmë së duhet të mbështetur”, u shpreh Ilir Dauti.

Dauit u shpreh se imazhi i përlotur i Argjendit në konventën në Shkup, shumë kujt i ka mbetur në mendje.

“Qau Argjenti por qamë edhe ne bashkë me të. Por çështja është se nuk qanë vetëm Argjenti. Kush mbeti pa qarë këto 20 vite. Duke filluar nga kryefamiljari që shpesh qanë për shkak se nuk di se si ti aj del me familjen.

Qajnë nëna e baballarët të cilët më të shtrenjtit e tyre ja dhanë botës. Qajnë studentët për humbjen e shpresës, qajnë fëmijët që fletët nuk mund t’i gjejnë, ngase të tilla të shkarravitura u jepen nga shkollat e tyre.

Qanë i sëmuri i cili nuk gjend vend për shërim. Qajnë edhe të gjithë. Qau edhe vajza ime mbrëmë se një shoqe e saj do ikë në Gjermani”, tha mes tjerash Ilir Dauti.

Vota me 17 tetor, Dauti tha se është jo vetëm për ta dënuar pushtetin aktual, por për të votuar një opsion politik me qëllime dhe nijet të pastërta për të ardhmen e të rinjve./in7.tv/