Ganiu: Për katër vite realizuam mbi 200 projekte madhore për Çairin tonë që duam
Kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat për katër vitet e ardhshme në këtë detyrë Visar Ganiu, sot nga Parku i Çairit, para qytetarëve të shumtë dha llogarinë për gjithçka që ka punuar gjatë mandatit të tij. I prezantuar në 200 faqe, materiali informativ i quajtur “Llogaridhënia – Për Çairin që duam”, përmban punën që është realizuar lagje më lagje dhe rrugë më rrugë të Çairit.
Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Papilomat dhe parazitët nuk do të jenë më problem
Sponosored by MonadPlug
”Llogaridhënia është pjesë e domosdoshme e demokracisë. Sot para jush prezantoj raportin e punës së administratës sime në 4 vitet e kaluara”, tha Ganiu, duke dhënë hollësi për investimet në infrastrukturë, arsim, sport, ambient jetësorë dhe shumë sektorë të tjerë nën kompetenca të komunës.
Me këtë rast Ganiu ka veçuar ndër projektet kryesore që janë realizuar duke u nisur nga 65 mijë metra2 rrugë të asfaltuara, infrastrukturën e re nëntokësore nëpër të gjitha lagjet e Çairit, krijimin e 1200 vend-parkingjeve nëpër të gjitha lagjet e Çairit, krijimin e mbi 110 mijë metrave katrorë hapësirë e gjelbër, vendosjen e 16 këndeve për fëmije, 7 këndeve të fitnesit, pajisjeve urbane, sikurse edhe 322 shtyllave të reja elektrike.
Kreu i Çairit nuk la pa dhënë sqarime edhe për investimet që ka bërë në segmentin më të rëndësishëm të shoqërisë -arsimin. “Rinovuam nga çatia deri në dysheme shumë shkolla “Jashar Bej Shkupi“, “Liria”, “Vasill Gllavinov”, “Imri Elezi“, Kopshtin Fidani-objekti Lule, zgjeruam kapacitetet e SHFK Ismail Qemali me 8 klasë shtesë që janë të stilit më modern, ndërtuam sallë të re Sportive në SHFK “Kongresi i Manastirit”, filluam ndërtimin e Sallës së Sporteve në SHFK “Jashar Bej Shkupi”, digjitalizuam shkollat, i pajisëm me tabela të mençura e projektorë”, tha Ganiu. Ai gjithashtu përmendi mes tjerash edhe kopshtin Bambi, që është më i madhi në vend dhe që po ndërtohet në zemër të Çairit me kapacitet për 350 fëmijë. Kreu i Çairit përmendi edhe Leximoren, që institucioni që drejton e hapi për nxënës dhe studentë e që funksionon shtatë ditë të javës me sipërfaqe prej 650 m2, sikurse edhe Qendrën rinore.
Ai dha hollësi edhe për investimet në Çarshinë e Vjetër ku janë rinovuar 2600 metra katrorë kalldrëm dhe vitrinat e mbi 137 dyqaneve.
Visar Ganiu tha se ndjehet krenar që ka bërë shumë, veçanërisht edhe për kulturën, rininë dhe sportin, duke përmendur festivalet e numërta që vit për viti gjallërojnë Çarshinë e Vjetër, fushat e sportit me pajisje moderne të krijuara nëpër shumë lagje të Çairit, mbështetjen e vazhdueshme që ua jep 18 klubeve sportive që funksionojnë në territorin ne Komunës së Çairit, krijimin e 7 kilometrave korsi për biçikleta.
“E ndër kryeveprat e fundit në Komunën tonë është ndërtimi i tribunës së re në Stadiumin e FC Shkupit, në partneritet mes Komunës së Çairit dhe FFM-së dhe e miratuar nga UEFA. Këtu u ndërtua edhe godina administrative, xhveshtorja e re, sistemi për mirëmbajtjen e barit”, ka shtuar Ganiu.