Maqedoni

Vullnet Murseli hap shtabin në Drenovec

Kandidati për Kryetar Komune të Tetovës nga radhët e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, Vullnet Murseli sonte ishte i pranishëm në hapjen zyrtare të shtabit në Lagjen Drenovec i shoqëruar nga Muzafer Etemi bartësi i listës për këshillin komunal, deputeti i zonës Adnan Neziri.

Vullnet Murseli para aktivistëve dhe simpatizantëve tha se Lagjja Drenovec do të ketë pikën kyçe sepse do ta marrim Kazermën e qytetit ku do të jetë parku kryesor i qytetit. Do t’i japim rëndësi parkut që gjendet në lagjen tuaj, stadiumit të qytetit, edhe stadiumit të vjetër, do ta keni primatin në planifikimin tonë pasi ta marrim Komunën. Do të kemi zona të parapara për rininë, zona të veçanta për Ballistët ku ato do të mund të funksionojnë, çerdhe për fëmijë. Jemi në bisedime me koncesionerin se Komuna për interesa të veta nuk ua ka dhënë të drejtën që ata ta renovojnë stadiumin. Ne këtë punë do ta zgjedhim pa problem, kemi biseduar me ata, na kanë njoftu deri ku ka mbri ky proces. Pjesa tjetër na mbetet vetëm ta fitojmë garën.

Ndërsa Kandidati për këshilltarë komunal nga koalicioni ASH-AAA nga Lagjia Drenovec Faton Selami në fjalën e tij tha se: Lagjja Drenovec është bastion i koalicionit tonë i cili me rezultatet e veta do të tregoj bindshëm se është pararendës i fitores së Tetovës. Na pret punë dhe besoj se do të arrijmë rezultate shumë të mira, na prift e mbara dhe suksese!