Maqedoni

Ahmeti ia kthen shpinën Visarit dhe Mexhitit, nuk merr pjesë në tubimin në Çair?

Se Izet Mexhiti dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk janë në marrëdhënie të mira kjo është ditur që kohë më parë, që kur Ahmeti vendosi që në postin e zv/kryeministrit ta vendos Artan Grubin dhe jo Mexhitin. Konfirmimi për përplasjen ka ardhur edhe sonte kur u bë hapja shtabit të BDI-së në Çair.
Ka qenë Artan Grubi ai i cili u mundua ta arsyetojë mungesën e Ahmetit, duke thënë se ka disa takime, ndërsa edhe vet personalisht ai, iku menjëherë nga tubimi, thonë qytetarê që ishin prezentë në tubim.
Sipas tyre, Gjatë largimit, ai u përshëndet vetëm me Visarin por jo edhe me Izetin, me të cilin ende vazhdojnë marrëdhëniet e ftohta, edhe pse ndonjëherë mund të shihen bashkë në opinion.