Të punosh me Vullnet për Tetovën!
Shkruan: Arianit Xhaferi
Të dashur miq
Tetova është një qytet që është shkelur, është vjedhur e plaçkitur, është vrarë e është djegur, është përbuzur e është përgjunjur, qytetarët e Tetovës janë poshtëruar, janë shpartalluar, janë shkatërruar sa s’ka më…
Tetova ka mundur më mirë, por i ka munguar vullneti. Tetova meriton më mirë, dhe më mirë do të bëhet sepse Tetova ka VULLNET për fitore.
Vullnet Murseli është kandidati të cilin unë përkrah dhe për të cilin unë (dhe dhjetëra të tjerë) po punojmë 24 orë në ditë, biles edhe 25 orë në ditë nganjëherë… e gjejmë diku një orë ekstra sepse kemi të gjithë shumë vullnet dhe dëshirë për ta parë qytetin tonë të dalë nga gremina ku e kanë futur kryetarët paraprakë.
Tetova ka nevojë për një udhëheqës që është i fokusuar 100% në udhëheqje dhe 0% në politikë. Teuta Arifi (politikane 100%) është problemi i Tetovës, dhe zgjidhja e këtij problemi mund të jetë vetëm Vullnet Murseli. Zgjidhja e këtij problemi mund të jetë vetëm numri gjashtë!
Të gjithë ju që pritët nga unë, ju ftoj që të zgjidhni Vullnetin tuaj për Tetovën tuaj!