“Open Balkan”, kreu i opozitës në Maqedoni: Kurti besoj e di se cila është më e mira për qytetarët e Kosovës
Kyetari i opozitës në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski ka folur për një sërë çështjes, duke u ndalur që te ‘Open Balkan’, por edhe deklaratën e Ramës se kur ia atribuon zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve punës së tij.
Për refuzimin e Kosovës, gjegjësisht të kryeministrit Albin Kurti, ndaj “Open Balkan”, Mickoski,në një intervistë për “ReportTV”, tha se Kurti e di më mirë pse e ka refuzuar, ndërsa shtoi se asnjë ide rajonale nuk mund të zëvëndësojë të ardhmen e Ballkanit në Bashkimin Europian.
Ndryshe nga zv. Kryeministri Artan Grubi që e quajti koalicionin me partitë shqiptare të panatyrshëm dhe “sindromë Stokholmi”, Mickoski thotë se ky koalicion do të sjellë ndryshimin dhe është i duhur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kreu i VMRO-DPMNE-së komenton edhe mbledhjet e përbashkëta të qeverisë së vendit të tij me Shqipërinë dhe Kosovën, duke thënë se kjo nuk është ide e re dhe se pret që mos të jetë vetëm një show mes kryeministrash.
Sa i përket tragjedisë së Tetovës, ku si pasojë e zjarrit në një spital COVID humbën jetën 14 pacientë, ai shprehet i shokuar e i turpëruar, ndërsa kërkon që autoritetet shëndetësore të japin menjëherë dorëheqjen, sepse siç thotë ai në këto kushte nuk mund të ketë një hetim të pavarur.
Ndërkohë, çështjen e regjistrimit të popullsisë e sheh të rëndësishme dhe shpreson që të mos shërbejë për ndasi mes etnive të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.