Nëse të duhet ndihmë në Çair drejtohu te doktor Bekimi!
Shkruan: Abaz Selmani
Kur do dhe kush do që shkon në Çair të gjithë me respekt flasin për Doktor Bekimin, nëse je nevojtar për ndonjë gjë trokit në derën e Doktorit, nëse të duhet ndihmë drejtohu te Doktor Bekimi. Nëse flet për humanitet përmendet emri i tij, nëse flet për aktivitete të ndryshme vullnetare për Çairin aty e ke Doktor Bekimin, nëse flet për besnikëri dhe burrëri doemos identifikohet Doktor Bekimi. Çairi dhe banorët e tij e njohin Doktor Bekimin, e duan dhe e respektojnë atë, ashtu sikur edhe Doktori i don dhe i respekton bashkqytetarët e vet. Andaj më 17 tetor vetëm pritet të vërtetohet me votën e lirë, që ti prijë Çairit më i miri.
Doktor Bekim Sali.