“Me ka krejt”, Besa nis fushatën nga qyteti i Shkupit
Lëvizja BESA fushatën për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, do ta nis nga Shkupi, me saktesisht nga salla Boris Trajkovski, ku do të mbahet edhe konventa promovuese e të gjithë kandidatëve,njoftuan nga ky subjekt politik.
Lëvizja BESA në këto zgjedhje lokale do të garojë me 11 kandidat për kryetar komuna dhe 22 lista për këshilltar komunal.
Fushata zgjedhore 20 -ditore për zgjedhje lokale 2021 që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, fillon zyrtarisht më 27 shtator.
Rendi i listave të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë u përcaktua kohët e fundit me short, i cili u mbajt në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Në këto zgjedhje Lëvizja Besa do të ketë numrin 16 në listat zgjedhore.
Në komunën ku nuk ka përfaqësues, numri i duhur i paraqitësit do të hiqet dhe në vend të tij do të shkruhet numri rendor i mbajtësit të ardhshëm, pa lënë hapësirë.