Kolumna

Tetova ende në dhimbje për 14 viktimat, Arifi nxjerr foto me moton “Zgjidh jetë, voto blertë”!

Kanë kaluar dy javë e tepër nga zjarri në Spitalin modular në Spitakin e Tetovës, por dhimbja te tetovarët për 14 viktimat e pafajshme vazhdon e rritet.
Në ndërkohë Dojçe Vele ka publikuar dokumente që tregojnë se përgjegjësia për tragjedinë i takon komunës së Tetovës dhe drejtorisë së spitalit, por kryetarja Teuta Arifi si duket ka preokupime tjera. Ajo ka filluar në rrjetet sociale fushatën me moton partiake të BDI-së “Zgjidh jetë, voto blertë”!
Me të vërtetë nuk kemi koment lidhur me këtë, sepse çdo koment do të ishte i tepërt. Komentin më të mirë do ta japin tetovarët më 17 tetor.