Maqedoni

Viktima më e re në moshë nga Covid-19 është nga Tetova

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 525 raste të reja nga 3.858 testime të realizuara, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Janë shëruar 449 pacientë kurse jetën e kanë humbur 12 persona.

Më i riu në moshë mes viktimave është një 38-vjeçar nga Tetova.

Krahas këtyre 12 viktimave, në sipas Regjistrimit për persona të vdekur me diagnozë të Kovid-19 nga Termini Im, janë paraqitur edhe 6 persona të tjerë, me datë të vdekjes prej 22.08.2021 deri 19.09.2021.

Raste aktive në vend janë 12.207./TV21