Sonte në Çair – hajnat plaçkisin barnatoren, vdes pronari nga stresi
Një banor i Çairit ka humbur jetën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga lajmi që ka marrë se barnatorja e tij ka qenë objekt i plaçkitjes.
Nga policia për TV SHENJA, kanë njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:40.
“Në orën 20:40 është denoncuar se në barnatore në rrugën Xhon Kenedi, një person nën kërcënimin e armës nga e punësuara ka marrë paratë. Njëzet minuta më vonë në barnatoren ka ardhur pronari A.S (40), të cilit, sipas denoncimit i është përkeqësuar gjendja. Për kohë të shkurt ka ardhur Ndihma e Shpejtë, dhe me makinë është dërguar tek Nënë Tereza, reparti i Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, kanë thënë nga policia për TV SHENJA.
Polica është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.