Maqedoni

Sela: Fatkeqësisht ne për oponencë nuk kemi kundërshtarë normal, kemi spekulant

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin debativ në TV SHENJA, duke folur për procesin e kandidatëve për zgjedhjet lokale, u shpreh se procesi i përzgjedhjes nuk ka qenë e lehtë.

“Ky është ai momentin që nuk është privilegj për të qenë kryetar partie ngase duhesh të zgjedhësh mes njerëzve që i respekton. Këtu tek ne natyrisht që kjo merr një dimension akoma me përgjegjësi ngase njerëzit presin nga ne presin ndryshimin”, deklaroi Sela.

Ai tha se kandidaturat që janë nxjerr janë kandidatura të mira me të cilat synohet të fitohen zgjedhjet lokale.

“Fatkeqsishtë ne nuk kemi për kundërshtar politik normal dhe subjekt politik normal. Ne për oponencë kemi spekulant, kemi llumin e kësaj shoqërie dhe këtij populli i cili fatkeqësisht qeveris 20 vite, dhe nuk ka se çfarë të pritet nga njerëz të tillë”, tha Sela. /SHENJA/