Kolumna

Politikanët të cilët qëndrojnë shumë gjatë në poltikë bëhen të tepërt dhe të bezdisshëm

Shkruan: Ejup Berisha

Dëshira dhe tendenca e shumicës së politikanëve jo vetëm këtu te në në RMV por edhe në rajon e në botë është që të qëndrojnë sa më gjatë që është e mundur në politikë. Disa të tjerë dëshirojnë të qëndrojnë në të derisa ti tradhëtoj shpirti. Vlenë të thuhet se dasdhuria e disa individëve ndaj politikës i ngjanë atij deklarimit të famshëm të njerëzve marrëzisht të dashuruar në një person të gjinisë femër apo dhe të gjinisë mashkull. Me këtë rast prej tyre shumë shpesh mund të dëgjosh deklarim të dashurisë në stilin Citoj “ Do të duhemi deri sa të na ndaj vdekja”. Prandaj këtu te ne ja dy dekada kemi qëndrim shumë të gjatë të të njëjtëve individ në skenën politike vendore të cilët po patën tru duhet ta kuptojnë se janë bërë jo vetëm të tepërt por edhe të bezdisëshëm. Disa prej tyre lirisht mund ti quash veteran të politikës. Këta janë kapur shumë fort për të saqë nuk mund ti largosh lehtë më prej saj. Këtu në RMV ka individ të cilët edhe vet kanë harruar se kur janë futur në politikë, unë jamë i bindur se po i pyete të njëjtët se kur janë bërë pjesë e saj ata nuk do të dinë të ta thonë kohën e saktë se kur janë bërë politikan. Ndësa mendimtarë shumë të mençur dhe intelegjent politik thonë se në politikë duhet qëndruar shkurt. Sipas tyre qëndrimi i tillë i shkurt në të e ruan individin e angazhuar në politikë nga prishja e sjelljeve dhe nga ndryshimi i karakterit të tij për të keq. Nëse analizohet më në detaje ky qëndrim i tyre do të vërtetohemi se ata kanë pasur plotësisht të drejtë sepse në politikë individi e prishë jo vetëmse karakterin por edhe moralin si dhe i njëjti e shmang edhe sinceritetin e tij, prandaj ai pandërpre gënjen edhe atë me shumicë. A e keni vërejtur se sa shumë gënjejnë politikanët e ata që kanë stazh më të gjatë në poltikë gënjejnë shumë më tepër se të gjithë. Në politikë jo vetëm njerëzit që e prishin karakterin dhe moralin por nëse më lejohet të themë në të edhe engjëjt po të ishin pjesë e saj edhe ata do ta prishnin pozitivitetin dhe mirësinë e tyre shumë shumë të madhe dhe e pakufishme që e kanë. A e dini se ku janë shkaktuar tragjedi më të mëdha më të rënda dhe më të tmerrshme njerëzore ato janë shkaktuar në politikë. Prandaj sa më shpejtë e kuptojnë politikanët se pas kalimit të një periudhe të caktuar ata duhet të tërhiqen nga skena politike aq më mirë do të jetë jo vetëm për qytetarët por edhe për vet politikanët shumë të uritur për pushtet. Në jetë për çdo gjë duhet të ketë kufi poashtu edhe për afatin e marrjes së individëve me politikë do të duhet të vendosen kufij të domosdoshëm . Unë dhe ju lexues të nderuar e dimë se post politik më të lartë dhe më të rëndësishëm se posti i Presidentit të SHBA-ve nuk ka askund në botë jo vetëm për shkak të reputacionit dhe ndikimit shumë të rëndësishëm që e ka Presidenti atje në jetën politike dhe shoqërore të amerikanëve por edhe për shkak të kompetencave shumë të mëdha që i ka ai gjatë ushtrimit të detyrës, por Presidenti atje postin e të parit të shtetit mund ta ushtroj më së shumti tetë vite apo dy mandate presidenciale. Kështu është përcaktuar me kushtetutën amerikane dhe këtë askush nuk mund ta ndryshoj sado që ndonjë president të jetë i dashuruar në postin e tij. Dhe nëse duhet të ketë ndonjë funkcionar që do të duhej të luftonte për mbetjen sa më të gjatë në politikë atëher ai duhet të jetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për faktin siç thashë se ai i ushtron dy poste shumë të rëndësishme në sistemin politik amerikan, atë të Presidentit të shtetit dhe atë të kryeministrit. Dhe përsëris nëse duhet të bëj luftë për ta mbajtur sa më gjatë postin apo pushtetin atëher ai duhet të jetë vetë Presidenti i Amerikës. Prandaj edhe unë dua të propozoj që të zbatohet modeli shumë i qëlluar dhe tepër me vend amerikan për kufizimin e afatit për të qëndruar në politikë politikanët këtu te ne, pra edhe këtu le të përfillet një rregull apo një standard i tillë. Një mandat për ta le të jetë për provë dhe një mandat tjetër le të merret prej tyre për tu dëshmuar në politikë. Pra qëndrimi në politike dhe në pushtet le të kufizohet edhe te ne për politkanët kështu që të njëjtët le të penzionohen pas përfundimit të mandatit të dyte. Kështu edhe këtu si atje në Amerikë mandati i parë le të jetë për prove e mandati i dytë lë të jetë mundësi për tu dëshmuar politikanët në politikë edhe pse shumica e tyre nuk kanë arritur të dëshmohen kurrë për zotësi dhe për vepra të mira dhe të qëlluara gjatë angazhimit të tyre politik. Dhe për fund qëndrimi bukur i gjatë i politikanëve në politikë dhe në pushtet është uzurpim i pushtetit dhe i institucioneve shteterore dhe publike gjë që duhet të mos lejohet dhe duhet të luftohet domosdoshmërisht sepse kjo e pengon demokracinë në shtet por edhe respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.