Maqedoni

Flet tetovari me plis në kokë: BDI mendon se e ka përkrahjen e shqiptarëve, por nuk e ka

Tetovë – Edhe pas thyerjes së mbrojtëses së vendosur nga policia, në rrugë kryesore për në selinë e BDI-së, protestuesit nuk arritën të arrijnë në seli dhe u larguan. Më pas u përpoqën në rrugë dytësore, përsëri u bllokuan nga policët edhe pse një qytetar, pronar i shtëpisë ua hapi dyert protestuesve.

Tanimë protestuesit janë bllokuar në fillim-hyrjen e rrugës kryesore që të shpie drtejt selisë së BDI-së.

Një i moshuar, gjatë bllokimit të parë, nag ana e policisë, u shpreh se:

“BDI mendon se e ka përkrahjen e shqiptarëve, por nuk e ka”

Përveç organizatorëve, një ndër udhëheqësit e protestës, është edhe Ibin Emshiu, që i humbi gjatë zjarrit, dy familjarë, vëllaun dhe babain./TetovaExpres