Edhe në përfundim të mandatit Ganiu vazhdon të lavdërohet me investime private
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe nenkryetari i BDI-se, Izet Mexhiti, morën pjesë në vendosjen e gur-themelit te sallës së re sportive në Shkollën Fillore Komunale “Jashar Bej Shkupi”. Salla e re sportive është donacion i ndërmarrjes private “Bruti”, i biznesmenit Nexhat Bruti. Vlera e donacionit: 12.500.000 denarë.
Kujtojmë se ditë më parë u promovua hapja e Bit Pazari, po ashtu investim privat, ndërsa edhe më herët rregullimi i objekteve të shkollave dhe disa investime tjera janë bërë të gjitha nga donator privat.
Atëherë parashtrohet pyetja se ku kanë shkuar parat e taksapaguesve të komunës së Çairit, pasi që, shumë nga premtimet që u dhanë në kontratën e Ganiut nuk janë realizuar.