Lajm i mirë nga Tetova, edhe sot asnjë i vdekur nga Covid 19
Tetova po shkon drejt stabilizimit nga Covid 19 ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë informon Tetovasot.
Gjatë kësaj jave situata është stabilizuar skajshëm ndërsa ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarëve.
Autoritetet e Spitalit thanë se në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 40 pacientë. katër prej tyre janë që kanë marrë dozën e parë gjegjësisht të dytën. Janë 40 pacientë me oksigjen ndërsa asnjë në respirator kurse janë kryer 83 kontrolle ambulantë.Poashtu është rritur skajshëm numri i të vaksinuarëve. Autoritetet spitalore bënë sërish apel për respektim të masave.