Zaev – Merkel: Kemi përfunduar detyrat e shtëpisë, por kjo nuk do të thotë që do të ndalemi!
Me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë është takuar edhe kryeministri Zoran Zaev. Kreu i Qeverisë shpalosi nevojën për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian dhe për të zgjidhur problemin e imponuar nga Bullgaria fqinje. Kryeministri Zaev theksoi se i vetmi propozim i pranueshëm është propozimi i paraqitur gjatë presidencës portugeze të BE -së.
“Ne duhet të zgjidhim pengesat politike dhe të integrojmë Maqedoninë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Ne kemi përfunduar me sukses detyrat e shtëpisë, por kjo nuk do të thotë që ne të ndalemi këtu, përkundrazi, ne punojmë çdo ditë dhe luftojmë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë” tha kryeministri Zaev.
Në anën tjetër, kancelarja Merkel u pajtua me delegacionin qeveritar se integrimi në BE i Maqedonisë dhe rajonit nuk duhet të vazhdojë të vonohet dhe se përparimi i vazhdueshëm është vërejtur nga të gjitha institucionet përkatëse evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë të vendit. /SHENJA/