Maqedoni

VMRO: Nuk ka hetim objektiv kur Zaev dhe Filipçe hetojnë Zaevin dhe Filipçen

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se është dita e dytë që Zaevi po fshihet nga opinioni për tragjedinë në Tetovë.

“U njoftuam se përgjegjësia morale e Filipçes varet nga hetimi, por Filipçe duhet të dijë se përgjegjësia morale nuk vërtetohet, por duhet të ndjehet”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, në këto momente më e rëndësishme për hetimin është e ndërmarrje e përgjegjësisë.

“Nuk ka hetim objektiv kur Zaev dhe Filipçe hetojnë Zaevin dhe Filipçen. Për këtë shkak duhet të tërhiqen dhe të japin dorëheqje”, thonë nga kjo parti.

Nga OBRM-PDUKM thonë se duhet të japin përgjigje që nëse nuk është problem ndërtimi i spitalit atëherë a është problem funksionimi dhe menaxhimi.