Maqedoni

Tragjedia në Tetovë – “Gjithçka zgjati 3-5 minuta”

Gjithçka ndodhi në 3-5 minuta, tha sot në një deklaratë për mediat koordinatori i Qendrës Kovid në Tetovë, Gazim Nuredini.

Sipas tij, gjatë asaj kohe të pranishmit arritën të shpëtojnë 12 jetë.

“Gjithçka zgjati 3-5 minuta. Ekipet mjekësore, stafi dhe njerëzit që ishin jashtë, të afërmit që donin të komunikonin me ne ata të gjithë ndihmuan dhe gjithçka ndodhi në 3 minuta. Vetëm ata 12 pacientë mbijetuan gjatë asaj kohe. Të tjerët nuk patën sukses sepse flakët mbuluan të gjithë hapësirën në 3 minuta, “tha Nuredini.

“Ishte e çuditshme për mua … nëse do të ishte dru i thatë nuk do të digjej në një kohë kaq të shkurtër, por le të shohim se çfarë do të thonë ekspertët” shtoi Nuredini.