Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët votoi: Albon Xhemaili kandidat për Komunën e Bogovinës
Në Kuvendin Qendror të Aleancës për Shqiptarët sot u miratuan kandidatët për kryetarë komunash që do të garojnë në zgjedhjet e 17 Tetorit, njofton in7
Për Komunën e Bogovinës, me votim të fshehtë u votua mes dy kandidatëve, Albon Xhemailit dhe Sadik Sulejmanit. Me shumicë absolute votash, Albon Xhemaili fitoi besimin e organit më të lartë të Aleancës dhe të drejtën për të garuar edhe për një mandat në krye të Komunës së Bogovinës. Rezultati final i votimit ishte:
Albon Xhemaili – 106 vota
Sadik Sulejmani – 25 vota
të pavlefshme – 6 vota
Propozimi për Albon Xhemailin si kandidat erdhi si rezultat i anketave të shumta të bëra në terren, sipas të cilave Xhemaili duket se fiton lehtësisht edhe një mandat.
Albon Xhemaili është një nga kryetarët më të suksesshëm të komunave, sipas sondazheve dhe hulumtimeve të organizatave me renome ndërkombëtare./in7.tv/