“Korrupsioni”, Ahmeti: Bashkërisht të luftohet, përgjegjësia të mos i lihet vetëm politikës
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi sot se korrupsioni dhe dukurit e shëmtuara në vend duhet bashkërisht të luftohen. Me këtë rast ai përmendi rolin e medias dhe shoqërisë civile, ndërkohë që kërkoi që përgjegjësia për korrupsion të mos bie vetëm mbi politikën.
“Lufta kundër krimit, korrupsionit dhe dukurive të shëmtuara në vazhdimësi duhet të luftohet, në vazhdimësi duhet të punohet dhe këtu të gjithë bashkë duhet të jemi, shoqëria civile, mediumet, sepse korrupsion ke edhe në shtetet e përparuara, mirëpo organizimi dhe mobilizimi është shumë më i lartë se në vendin tonë. Në komunikim të përhershëm janë mediumet, shoqëria civile, dhe gjithçka e keqe, gjithçka e shëmtuar bashkërisht duhet të luftohet dhe nuk duhet lënë përgjegjësin vetëm tek autoritetet politike”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.