Kolumna

Zaevi si Gruevski, po e amniston krimin e funksionarëve të BDI-së

Xhevdet Hajredini

Gruevski dikur dhe Zaevi pas tij, krimin dhe korrupsionin e shumë funksionarëve të BDI-s i amnistojnë dhe i mbështesin me qëllim që të rrinë rehat gjatë tër mandatit (“da bideme rraat cel mandat”, thoshte Gruevski).

***

Kreu i BDI-së, nëpërmjet një video mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ka shpalosur 5 përbetimtet të cilave duhet t’u përmbahen kandidatët për kryetar të komunave. Ahmeti në video mesazh theksoi se në këto zgjedhjet risi është politika zero që nënkupton zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero ndërtime pa leje, zero korrupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu dhe zero qytetarë të lënë pas dore, transmeton TV21
Nuk tha Aliu, pasi kandidatët edhe deri tani kanë qenë kryetarë, se a i kanë zbatuar këto pesë “përbetime”. Ai 20 vjetë kohën e kalon në Reçicë të vogël me erën e keqe që përhapet prej gropave septike, sepse mungon kanalizimi fekal.
Nuk tha Aliu pse qenka risi në këto zgjedje politika zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero ndërtime pa leje, zero korrupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu, zero qytetarë të lënë pas dore, gjithsejt 8 jo 5.
Pse, Ali, s’ke guxim, bashk me Teutën, të dalish lirshëm të shëtisish rrugëve të qytetit dhe të shohësh se “zerot” nuk janë as 8, po janë me qindëra.

***

Tani është koha të përgatisim Tetovën për të ardhmen, me investime në gazifikim, me infrastrukturë ekologjike – një Tetovë moderne, që do të na bëjë krenarë jo vetëm si metropol i rajonit, por edhe si një qytet i pastër e i gjelbërt për brezat e ardhshëm. Tetova si qytet për të cilin jemi të gjithë jemi krenarë, dhe ku NE e fëmijët tanë do të duam të jetojnë”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Xx
Eshtë për t’u çudit pse kjo s’e përmend dhe nuk krenohet me suksesin e vetëm që e ka arritë gjatë dy mandeteve – me ndihmën edhe të Mijalkovit dhe Zaevit, në Tetovë, pa dhënë ryshfet, ta sjellin investitorin e jashtëm më të madh nga Nikshiqi i Malit të Zi, “ministrin” e dikurshëm të Karaxhiqit dhe Mladiqit në Hercegovinë.