Aleanca për Shqiptarët demanton lajmet e rreme: Nesër në Tetovë kemi festë
Albmania.info mëson nga burime pranë Aleancës për Shqiptarët se nuk ka as përçarje dhe as përplasje në degën e Tetovës. Nga kjonparti thonë se nesër në mënyrë festive fillojnë edhe zyrtarisht festën për fitoren e 17 tetorit në këtë qytet. Në Kuvendin e degës delegatët do të zgjedhin në mes të Vullnet Murselit dhe Vjollcë Berishës, ndërsa të dy kandidatët thonë se kanë mbështetjen edhe të strukturave lokale, por edhe të atyre qëndrore.
Nga Aleanca për Shqiptarët kanë demantuar zërat për imponime, ndarje ose përplasje në mes të strukturave, ndërsanrë dy kandidatët kanë thënë se Kuvendin e shohin si një proces të brendshëm dhe demokratik. As Murseli dhe as Berisha nuk ndjehen se u bëhet padrejtësi, ndërsa informacionet e fundit disa portale i cilësojnë si tentim të dështuar të oponentëve për të nxitur përçarje. “Jemi bashkë dhe më të fortë. Njëri nga ne do ta mund BDI-në dhe do të fitojnë tetovarët”, është përgjigja e përbashkët e dy pretendentëve për të marë nominimin e partisë./albmania.info/