Rajon - Botë

Talebanët festojnë me breshëri plumbash në ajër, humbin jetën 17 persona

Qielli i Kabulit ishte mbushur me të shtëna në ajër ditën e djeshme dhe besohet që ishin festive.

Kjo pasi talebanët ende nuk kanë dhënë asnjë shpjegim zyrtar në lidhje me këto të shtëna që morën 17 jetë njerëzish dhe 41 persona të tjerë u plagosën. Sipas Spitalit Emergjent në Kabul, të paktën 17 persona u vranë nga të shtënat në ajër.

Të shtënat festive janë një traditë e zakonshme në mesin e Afganistanit. Më 31 gusht, kur Shtetet e Bashkuara tërhoqën forcat e tyre, talebanët gjithashtu lëshuan një breshëri armësh, por u arsyetuan me festën e tërheqjes së trupave amerikanë.

Ndërkohë, Zabihullah Mujahid, një zëdhënës i talebanëve, publikoi në Twitter një video duke thënë se njerëzit duhet të “falënderojnë Zotin në vend” në vend që të gjuajnë në ajër.