Qyteti i Shkupit tre vite nuk mund t’i shesë dy kuaj
Qyteti i Shkupit nuk mund të shesë kuajt Lipizzaner që ish-kryetari Koce Trajanovski i bleu për shqyrtimin e projektit “Shkupi 2014”. Të dy lipizzanerët Montoja dhe Sigojno u blenë në vitin 2013 nga Greqia, kurse karroca u sigurua nga Polonia dhe kushtoi rreth 40.000 euro, transmeton Portalb.mk.
Pas mbërritjes së Petre Shilegovit në funksionin e kreut të Qytetit të Shkupit, projekti u anulua dhe kuajt kanë qëndruar në hambar në kazermat e NP “Parqe dhe Gjelbërim“, në fund të Parkut të Qytetit. Punonjësit e ndërmarrjes kujdesen për to pasi përpjekjet për t’i shitur janë të pasuksesshme.
“Kishim dy përpjekje për t’i shitur, por askush nuk i do. Çmimi që ofruam për një kalë ishte 18.000 euro, ndërsa karroca dhe e gjithë pajisja 5.300 euro. Tani përsëri presim të bëhet një vlerësim, që të ulim çmimin dhe të përpiqemi t’i shesim përsëri”, thonë nga NP “Parqe dhe Gjelbërim”.
Kuajt dhe karrocat, disa herë në tre vitet e fundit janë dhënë me qira për dasma për të sapomartuarit të shkojnë në dasma ose për sesion fotografik.
Qyteti i Shkupit tre vjet më parë e anuloi projektin ose udhëtimet me karrocë nëpër Shesh pasi nuk ishin fitimprurëse. Çdo vit për punën e karrocës me kuaj dhe për dy lipicanerët nga buxheti i Qytetit të Shkupit si subvencione janë ndarë 100.000 denarë. Nga koha kur pajtoni filloi të punojë deri në fund të vitit 2017, për të janë shpenzuar 10.7 milion denarë, ndërsa të ardhurat e realizuara nga pagesa e biletave ishin vetëm 1.2 milion denarë.