Hyjnë në fuqi masat që Qeveria i vendosi për vendkalimet kufitare
Që sot hyjnë në fuqi masat që Qeveria i ka vendosur për vendkalimet kufitare. Për hyrje dhe dalje nga vendi do të kërkohet certifikatë për vaksinim, gjegjësisht me dy doza të pranuara, vërtetim për kalimin e Kovidit në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë ose test të shpejtë negativ për antigjene jo më të vjetër se 48 orë.
Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është plotësuar edhe vendimi për karantinë të detyrueshëm në kohëzgjatje prej shtatë ditëve, në qoftë se personat gjatë hyrjes në vend nuk kanë PCR test, certifikatë për vaksinim ose vërtetim se ka kaluar Covid-19. Kohëzgjatja e karantinës, siç njoftuan mbrëm nga Qeveria, mund të zvogëlohet në pesë ditë në rast se gjatë kësaj kohe personi në fjalë realizon test PCR.
Kjo masë do të vlejë për shtetasit vendas dhe të huaj ndërkaq shteti nuk do të mbulon shpenzimet për izolim të shtetasve të huaj.