E trishtë: Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin
COVID i ka marrë jetën në moshë të re biznesmenit shqiptar nga Kosova Faton Hoti. Lajmi është njoftuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në rrjetet sociale të cilët i kanë shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.
Deputeti Sami Lushtaku ka shkruar në rrjetet sociale se Fatoni ishte një djalë i mirë dhe shumë i respektueshëm, dhe do të mbahet mend gjithmonë si i tillë.
“I trishtë është lajmi për vdekjen e hershme të afaristit nga Skenderaj, Faton Hoti. Fatoni ishte djalë shumë i respektueshëm e punëtor i madh. Kishte natyrë të hareshme e mirësjellje me të gjithë. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Në këto momente të rënda, u dërgoj ngushëllimet me të thella familjes Hoti, shoqërisë e dashamirëve. U prehtë në paqe!”, shkruan Lushtaku.
Edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të riut.
“Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Situata e pandemisë në Kosovë është mjaft kritike gjatë ditëve të fundit. Në 24 orët e fundit u shënuan 26 viktima. Kjo ka bërë qe qeveria e atjshme të ashpërsojë masat kufizuese. m.v/abcnews.a