Maqedoni

(Video) 33-vjeçari në Kosovë gëlltit telefonin, mjekët ia nxjerrin nga barku

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë. Një 33 vjeçar para 4 ditësh ka gëlltitur telefonin. Si pasojë për shkak të shqetësimeve që kishte në bark ai iu drejtua Klinikës së Gastroentetologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Megjithatë ende nuk dihet se si telefoni përfundoi në stomakun e 33 vjeçarit.Lajmin e ka bërë të ditur mjeku, Skënder Telaku, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook tregon se stafi mjeksor e ka nxjerrë me sukses telefonin nga stomaku i 33 vjeçarite në 3 pjesë.

“Mashkulli 33 vjeç para katër ditësh e kishte përbirë një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjesë. Pa komplikime”.