Maqedoni

Tv Telma: Tigrat kanë marë pjesë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

Njësiti i policisë speciale maqedonase, “Tigrat”, ka marë pjesë edhe në luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, raporton Tv Telma. Siç transmeton gazeta Lajm, në këto luftime kanë mbetur të vrarë 4 pjesëtarë të “Tigrave”.

Ky njësit njihet në opinion si njësit i pastër policor ku nuk pranohen shqiptarët. Mediumet shpeshherë kanë shkruar se “Tigrat” çdo herë janë rrebeluar kur është ngritur çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në këtë njësit, mirëpo ata nuk u rrebeluan të shtunën kur dekoratë me rastin e 40 vjetorit iu nda zevendeskryeministrit Artan Grubi dhe zevendesministrit Nazim Bushi.