Maqedoni

Filipçe paralajmëron dozën e tretë të vaksinës

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se në Maqedoni tashmë ka rekomandim për dozë të tretë të vaksinës për pacientë që u është kryer transplantimi dhe për pacientë që janë në dializë kronike.

Ai tha se javën e ardhshme do të fillojë komunikimi me pacientët me dializë për të vlerësuar numrin e pacientëve që tashmë kanë aplikuar dhe do të marrin dozë të tretë. Intervali kohor që duhet të kalojë për dozën e tretë është gjashtë muaj, ndërsa te ne, theksoi Filipçe, askush deri tani nuk ka pranuar dozë të tretë për shkak se ende nuk ka kaluar gjysmë viti nga rivaksinimi.

Filipçe theksoi se të gjithë qytetarët që janë vaksinuar jashtë kur do të dorëzojnë certifikatë valide se është bërë në vend tjetër, psh Serbi, do të regjistrohen për dozë të tretë, që do të thotë se vaksinën mund ta marrin në Maqedoni dhe me këtë do të marrin certifikatë valide.

Deri në këtë moment ka hulumtime në raport se çfarë efekti ka doza e tretë e vaksinave. Në një hulumtim të fundit që u zbatua në Izrael, thuhet se efikasiteti rritet dukshëm pas dozës së tretë. Sipas njohurive tona, kompania Pfizer ka përparua më së shumti në këtë pjesë”, tha Filipçe.

Ai shton se për momentin ka mjaftueshëm vaksina, ndërsa sipas vlerësimeve, do të ketë edhe vitin e ardhshëm, ndërsa me dozë të tretë dukshëm rritet efikasiteti ndaj gjithë llojet e coronavirusit.

“Agjencia Evropiane për Barna ende nuk ka dhënë rekomandim, dhe ne presim rekomandimet, si nga prodhuesit, ashtu edhe nga klinikat e mëdha dhe studimet që bazohen në seri të mëdha pacientësh”, shtoi Filipçe.