Maqedoni

A ju kujtohet deklarata e Bujar Osmanit? VMRO parimore, me LSDM kemi telashe! (Video)

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në emisionin “Click Plus” tha se me LSDM-në kanë telashe çdo ditë.

“Kemi telashe çdo ditë me LSDM-në. Po, natyrisht”, tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

I pyetur se çfarë raportesh ka BDI-ja me VMRO-DPMNE-në, Osmani tha se ato janë parimore. Ai ka deklaruar se nëse lideri i VMRO-DPMNE-së, Hrisitijan Mickoski largohet nga termat etnike, mund të ketë sukses.

“Me VMRO-në kemi raporte parimore. Nëse Mickoski do të dalë nga temat etnike, mendoj se mund të ketë sukses”, u shpreh Bujar Osmani.

E Osmani iu përgjigj Naum Stoilkovski për shkak se Mickoski nuk ishte i qasshëm për të komentuar.

“E komentoj edhe deklaratën e Bujar Osmanit, i cili do që vetë të arsyetohet për deklaratat e veta të dhëna më parë”, theksoi Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.

Osmani ka shprehur gatishmëri edhe për të koalicionuar me VMRO-DPMNE-në, por fillimisht do të shikohet progami zgjedhor.

“Unë nuk e di programin e tyre zgjedhor. Programi zgjedhor do të jetë ajo që do të përcaktojë”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Edhe VMRO-DPMNE-ja tha se programi zgjedhor do të jetë kyç për koalicionimin.

“Sa i takon koalicionit, tashmë kemi thënë, se kapacitetet koalicionuese do të ndërtohen në bazë të të programeve që do të propozohen”, potencoi Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.

Këto deklarata të Osmanit dhe Stoilkovskit vijnë pak para se të formohet qeveria teknike e cila vjen si rezultat i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit të 2020-s.