Kosovë

Kosovë, ​16 të vdekur dhe 2.098 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar edhe për 16 vdekje të reja që janë shkaktuar nga pasojat e sëmundjes COVID-19.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 2.098 raste të reja me koronavirusin e ri.

Shifra bazohet në 12.564 mostra të testuara.

Mjekët kanë konstatuar se 1.614 pacientë janë shëruar nga sëmundja.

Numri i rasteve aktive në Kosovë mbetet i lartë, gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 25.407 persona.

Në spitalet e Kosovës, 55 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndëtësore, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës.

Sipas raportit ditor, numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus, të shtrirë në spitale, është 1,051.

Prej tyre, 952 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 55 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, thuhet në raport.

Në Kosovë, deri më tani, janë dhënë mbi 780,000 vaksina kundër koronavirusit, ndërsa me dy doza janë vaksinuar mbi 260,000 qytetarë.