Maqedoni

Taravari: Kërkesën për shtyrjen e mësimit për 2-3 javë e kemi bërë para dy javësh

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari për TV Shenja tha se kërkesën për shyrjen e mësimit për 2-3 javë e ka bërë para dy javësh. Ndërsa, shtoi se ai ka kërkuar që nisja e vitit shkollor me pjesëmarrje fizike të shtyhet për 2 deri në 3 javë, pasi pret që pas kësaj periudhe situata në këtë rajon të qetësohet.

“Qëndrimin tim lidhur me këtë çështje e kam shprehur qysh para dy javësh, kur kam thënë se për shkak të rritjes së infeksioneve në Gostivar, nisja e viti të ri shkollor të prolongohet për 2 deri 3 javë, për shkak se fëmijët janë transmetuesit më të mëdhenj të sëmundjes dhe infeksionit. E them për 2 ose 3 javë, pasi që pas kësaj periudhe pritet që shifrat të zvogëlohen dhe pastaj mësimi të nisë me prezencë fizike”, deklaroi Taravari./SHENJA/