Kosovë

Haradinaj kujton komandant Kumanovën në 23 vjetorin e rënies: Lirinë e solli sakrifica e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Ismet Jasharin, komandant Kumanova në 23 vjetorin e rënies së tij

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Lirinë e solli sakrifica e tij dhe të rënëve të tjerë për liri, njofton Klankosova.tv.

“Në 23-vjetorin e rënies, kujtojmë prijësin e strategun Ismet Jashari Kumanova dhe bashkëluftëtarët e tjerë të rënë në ofensivat e gushtit 1998, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj e Zenun Mataj”, ka shkruar kryetari i AAK-së

Haradinaj ka thënë se dëshmorët janë të paharruar në kujtimin e brezave.